Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të KLP ku ka dënuar sulmet ndaj SPAK dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.
Në reagimin e Ambasadës Amerikane, thuhet se SHBA përshëndet dënimin e këtij sulmi dhe se do vazhdojë të jetë në krah të drejtësisë.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë.
SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, shkruan Ambasada.