-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Apeli liron ish-drejtorin e AKSH Sarandë

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka liruar ditën e sotme nga qelia ish-Drejtorin e AKSH-IT Sarandë, Mariel Murati.

Ai qëndroi për rreth 26 ditë nën arrest që prej ditës kur u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentesh” pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit, e cila kishte lëshuar urdhër ndalimi për Muratin dhe 10 zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë të ASHK, Bashkisë dhe IKMT.

Gjyqtari Genti Shala ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke vendosur për lirimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit