Një 38-vjeçar me inicialet O.K., është arrestuar në flagrancë në qytetin e Korçës.
Mësohet se ai i ka dërguar rrobat kushëririt të tij në burgun e Drenovës, në të cilat u gjet lënda narkotike kanabis në formën e boçeve.
“Në Ievp Drenovë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “prodhim shitje narkotikëve dhe futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Ievp parashikuar nga nenet 283 dhe 324/-a/1 të K.Penal të shtetasit O.K, vjeç 38 lindur e banues në Korçë,:
Pasi më datë 15.04.2024 ka shkuar t’i dergojë rrobat kushëririt, i cili është i akomoduar për veprën penale neni 283 K.Penal, në Ievp Drenovë me cilësinë, i paraburgosur shtetasi S.P vjeç 30.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksion Përgjithshëm Korçë” njofton policia.