-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dërguari i SHBA, Wisner: Shqipëria nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion

Kryesoret

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion. Gjatë intervistës, ai vlerëson punën e institucioneve të drejtësisë dhe nënvizon se është me rëndësi kyçe që të vijojë lufta kundër këtij fenomeni në nivelet e larta.

Zoti Wisner shpreh shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme. Diplomati amerikan komenton po ashtu zhvillimet politike dhe ngritjen e komisionit për dezinformimin, si dhe flet për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrotjes dhe nxitjen e lidhjeve të biznesit

“Për sa i përket punës që po bëjmë me Shqipërinë dhe shqiptarët, gjërat ndahen në tri kategori: mbështetja jonë për demokracinë e Shqipërisë, dëshira jonë për të ndërtuar lidhje më të mëdha në fushën e mbrojtjes, si dhe nxitja e lidhjeve të biznesit.

Në lidhje me demokracinë, ka qenë privilegj të punojmë krah për krah me shqiptarët, për të ndërtuar institucione të rëndësishme, qofshin këto institucione të qeverisjes apo institucione të pavarura të drejtësisë, të punojmë me shoqërinë civile. Ky ka qenë një fokus i vërtetë i punës dhe është diçka që Sekretari Blinken e theksoi vërtet dy muaj më parë gjatë vizitës së tij këtu, për të cilën jemi shumë krenarë.” u shpreh Wisner.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit