Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli ditën e djeshme me sulme të egra ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, duke e akuzuar si vartës i Edi Ramës, gjithashtu duke i hedhur sipër epitete të ndryshme.
Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një vend demokratik. Kështu ka deklaruar nga Vlora ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Një deklaratë e cila i referohet pikërisht sulmeve që Altin Dumani ka marrë nga Ilir Meta.
Sulmet e Metës ndaj Dumanit janë dënuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian ku ka deklaruar se ““Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.