-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Serbia do tensione’! Kurti thirrje për lirimin e menjëhershëm të nëndrejtorit të policisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë thirrje Serbisë për lirimin e menjehershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç i cili po mbahet në burg në Serbi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti ka thënë se Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti.

“Serbia kërkon tensione, sepse nuk i konvenon normaliteti, nomraliteti nënkupton paqe siguri e qetësi në rajon aq më shumë që ka paqe e siguri në rajon aq më e parëndësishme bëhet Serbia andaj vepron gjithnjë në drejtim të kundërt”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të gjithë shqiptarët që po mbahen në burgjet e Serbisë të lirohen menjëherë duke theksuar se nuk dihet sa është numri i të ndaluarve.

“U bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të gjithë shqiptarët po mbahen në burgjet e Serbisë të lirohen menjëherë, në veçanti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës. Po them të gjithë shqiptarët, pasi nuk dihet sa prej tyre po mbahen në burg dhe me çfarë akuza”, ka vijuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se katër policët e mbajtur peng në Serbi janë liruar tashmë, përveç zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, i cili po mbahet ende në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit