-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta rrëfen pazaret e 2013: Po të më kishte dhënë Berisha Presidencën, u pendova

Kryesoret

Ilir Meta ka folur për koalicionet e tij duke shprehur se ka qenë gjithmonë korrekt në të tilla marrëdhënie. Ai është shprehur se ka dashur të jetë në një kolaicionin me Bamir Topin dhe Vangjel Dulen  në 2013 si dhe theksoi se për momentin Partia e Lirisë është fokusuar në punët e brendshme. Gjithashtu Meta tha se nëse Berisha do i kishte propozuar presidencën do kishte zgjedhur partinë demokratike për koalicion.

“Në vitin 2012 Rama ka ardhur me insistim të madh dhe ka kërkuar falje për të gjitha gjërat që ka bërë, sikur ka kërkuar edhe Dritan Prifti për ato gjërat që bëri që ia futi Rama. Dhe Rama ka kërkuar falje për të gjitha poshtëristë që kishte bërë dhe nuk është folur kurrë për koalicion dhe as kam pasur në plan, por një njeri që insiston. Ok. Erdhi. I kam thënë duhet të kesh kujdes në raport me një shtet të dyshimtë dhe ca gjëra. Dhe kurrë nuk është diskutuar për koalicion.

Koalicioni me Ramën në 2013, Meta: Kisha plan me Topin dhe Dulen, tani u pendova
Ilir Meta: Plani im ishte për të bërë koalicion me Bamir Topin dhe Dulen, duke ndjeur në qeveri me PD dhe duke dalë në koalicion me Topin dhe Dulen. Topit i kam thënë ti mandatin e ke të sigurt në Tiranë, se 5 mijë vota, edhe Sali Shehut dhe me Dulen marrim shumë mandate në Vlorë, këtu dhe aty. Kjo nuk ndodhi se atij i bënë presion disa zyrtarë të partisë së vet.

Së dyti me PD-në ideja ime ka qenë e qartë se nëse Berisha bëhej President isha gati të hyja në zgjedhje bashkë me një kandidat tjetër për kryeministër që e vendoste Berisha. Tani jam i penduar. Ndjeva një siklet me ata që janë të majtë, që në 2005 ne këtu, edhe në 2009 dhe erdhën rrethana të tilla, Shulzi, etj…

Meta: Po të më kishte dhënë Berisha Presidencën, nuk do ikja me Ramën
Ilir Meta: Nëse Berisha do të më kishte thënë Presidentin, unë do të isha me Berishën. Në koalicionet e kaluara jam treguar korrekt. Unë me Ramën duhet të kisha vajtur vetë zv/ kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Nuk do të kishin ndodhur këto. Mendova të ndjek rrugën tjetër, kryetar parlamenti, që të mos i dubloja. Sepse hija ime është shumë e rëndë. Rama do të ikë si Nano dhe sikur iku kryetar bashkie, do të ikë me zgjedhje demokratike.

*Koalicionet? Meta: Jemi të hapur për të bashkëpunuar me të gjithë opozitarët e vërtetë, por për momentin jemi të fokusuar në Rithemelimin e Partisë së Lirisë.” tha ai

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit