-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi: Po kërkojmë investitorë të huaj që të prodhojnë armët në Shqipëri

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbardhi sot detaje të reja nga plani i qeverisë për të vendosur në punë industrinë e prodhimit të armëve nën tingujt e luftës që po vijnë nga të gjitha anët. Ai tha se po shikohet mundësi që të ketë investitorë të huaj.

“Kemi qenë më të militarizuarit në periudhën komunistë, por më shumë se 30 vite më pas them që një pjesë e madhe infrastrukturës është një rëndese e barrë për tu zgjidhur për t’u përshtatur me strategjitë e reja dhe përshtatjet që FA duhet të bëjë tashmë që jemi pjesë e NATO-s.

Sot kemi 3 ndërmarrje shtetërore të ish industrisë ushtarake, sepse nuk janë në prodhim. Sot situata gjeopolitike ka ndryshuar. Ne jemi sot në një periudhë që paqja është më e kërcënuar se kurrë.

Kjo sfidoi bazën industriale botërore të mbrojtjes që rriti kërkesën për armatime. Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime. Rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik, pra po hyjmë në një epokë të re nga ajo e demilitarizimit. Nuk synohet të bëhet me ndërmarrje shtetërore por duke tërhequr investitorë të huaj”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit