-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plazh në Kuvend? Deputeti i PD shkon me çadër, kunj për Xhaçkën: Ndau shqiptarët!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi, duke ironizuar Olta Xhaçkën.

Një veprim që vjen si kundërpërgjigje ndaj deputetes Olta Xhaçka, pas deklaratës së kësaj të fundit mbi debatin për resortin e bashkëshortit të saj, ku tha ‘ mos të vinë këta nga mali të ngulin çadrën’.

Pavarësisht tentativave për të hyrë në sallë me çadër, deputeti nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë. Ai tha për mediat se donte që çadrën ta vendoste te vendi i Xhaçkës.

“Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë shqiptarët të malit dhe të fushës është e dënueshme nga kodi penal dhe Kushtetuta. Ne jemi njëlloj shqiptar dhe kjo gjuhë e përdorur nga deputetja për të justifikuar vjedhjen e pronave në vendin tonë është e dënueshme.

Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion publik që gjuhë të tilla mos të përdoren, kërkoj nga Komisoneri Publik dhe Nikolla që të marrin masa nga kjo gjithë diskriminuese.

Në plazh do shkoj me këtë, po në Kuvend nuk më lanë ta fusja.  Male ka dhe në Tepelenë dhe në Vlorë, por kjo e ka përdorur këtë shprehje për qytetarët nga veriu. Male ka në gjithë Shqipërinë”, tha Dogjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit