-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Bardhi: Duam debat me Ramën për Xibrakën! Çuçi: E kemi mbyllur atë punë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi sot futjen në rendin e ditës të kërkesës për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për kultivimin e kanabisit dhe rastin e dosjes së Xibrakës, që sipas deputetit demokrat është i përfshirë vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama.

Në shkelje të plotë të rregullores ju anashkaluat një çështje, keni vendosur të mos e sillni në seancë por duhet të respektonte dispozitën që aplikuan në konferencën e kryetarëve. Grupi i PD-së në 11 prill ka paraqitur kërkesën për mocion me debat për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në vendin tonë, bazuar në shqetësimin se Shqipëria është vend prodhues në krye të listës por edhe tranzit.

Duke shprehur shqetësimin se lufta e qeverisë ka çeduar duke favorizuar grupe kriminale. Kemi sjellë si shembull atë lëshim me dashje që policia dhe segmente brenda prokurorisë dyshohet se i kanë bërë vëllait të kryeministrit, Olsi Rama në Xibrakë.

Ju keni vendosur të grisni Kushtetutën për të hequr cdo mundësi kontrolli dhe debati. Po dilni hapur si avokatë të Olsi Ramës. Nuk u dëgjova as ta kishit futur në njoftime, pse nuk e keni sjellë mocionin dhe na jepni mundësinë për 10 minuta të informojmë Kuvendin” tha ai.

Por kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se kjo çështje është e ezauruar nga organet e drejtësisë. “Xibraka është hetuar dhe gjykuar. Për ne nuk ekzsiton më kjo çështje, nuk ka arsye për të pasur një debat” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit