Mëngjesi i sotëm ka nisur me një ngjarje të rëndë në qytetin e Korçës. Një shtetas ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është rrëzuar, për pasojë ai ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tecit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Mësohet se viktima është i moshës 68-vjeçare.