-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E dinte që nuk do të kthehej më”! Ky është shqiptari që vdiq në punë

Kryesoret

“Erdhi për një të ardhme më të mirë. E dinte që nuk do të kthehej më, por donte të ndihmonte familjen”. Kështu shprehen familjarët për Abdulla Biskun. 58-vjeçari ndërroi jetë në Itali si pasojë e një aksidenti në punë.

Bisku po punonte për një kompani në rinovimin e një ndërtese. Teksa po shkatërronte një tarracë të vogël brenda rrethimit të brendshëm të ndërtesës ai ra nga një lartësi prej 3 metrash dhe përplasi kokën.

Një prej trarëve që mbanin papafingon është gjetur e thyer. Në atë moment ai ishte vetëm dhe nuk ka dëshmitarë, por me shumë mundësi ky është shkaku i aksidentit, sipas mediave italiane.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet pasi Bisku u gjet pa kaskën mbrojtëse dhe do të kontrollohet nëse duhej të ishte e detyrueshme mbajtja e një të tillë në atë lloj pune që po bënte

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit