-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti thirrje qytetarëve për protestën: Korrupsioni i 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale

Kryesoret

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe familjeve të pastreha që të protestojnë nesër kundra braktisjes, vjedhjes dhe abuzimeve të parave të buxhetit. Ai ka bëtë thirrje që qytetarët të mblidhen nesër e premte në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

“Taksa 30 milione euro e korrupsionit 5D kushton sa ndërtimi i 1200 banesave sociale.

Janë me mijëra familje të cilat presin strehimin e premtuar por kurrë të realizuar.

Janë me mijëra fëmijë të cilët mësimet e tyre i bëjnë në kushte skandaloze, në të ftohtë apo edhe duke u pikuar uji i shiut nga tavani mbi librat dhe fletoret e tyre të shkollës.

Janë me mijëra të moshuar, jeta e të cilëve shkurtohet cdo ditë e më shumë sepse jetojnë në kushte jashtë cdo standarti normal jeteseje.

Janë me mijëra ciftet e reja të cilat nuk guxojnë dot të nisin një jetesë bashkëshortore, sepse nuk kanë as lekët për të paguar qiratë e rritura ndjeshëm këto vite, e jo më të blejnë shtëpi.” thuhet në njoftimin e Telitit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit