Turqia u trondit pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter në afërsi të rajonit Tokati.
Lëkundjet të cilat kishin një thellësi 5.9 kilometra u ndjenë deri në Ankara, raportojnë mediat turke, ndërsa kanë publikuar pamje nga dëmet materiale që shkaktoi tërmeti.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Ndërsa banorët janë trembur dhe kanë dalë nëpër rrugë mes panikut dhe frikës për një tragjedi të dytë në Turqi.
Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.