-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cikloni, shi dhe dëborë! Çfarë ndodh sot mbi Shqipëri? (Parashikimi i motit)

Kryesoret

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.

Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët  në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera – herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit. Në jug në lartësitë mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina në orët e pasdites era bëhet hera-herës e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit