-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmerret Izraeli, sulmon Iranin

Kryesoret

Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, thotë një zyrtar amerikan për CNN, në një lëvizje që kërcënon të shkaktojë konflikt të mëtejshëm vdekjeprurës në të gjithë Lindjen e Mesme.

Sulmi erdhi disa orë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian  i tha CNN  se nëse  Izraeli ndërmerr ndonjë veprim të mëtejshëm ushtarak kundër Iranit, përgjigja e tij do të ishte “e menjëhershme dhe në një nivel maksimal”.

Detajet e një “përgjigjeje maksimale” të mundshme janë planifikuar nga forcat e armatosura të Iranit, tha ai.

Izraeli prej ditësh po peshonte përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë të fundjavës së Iranit.

Irani nisi sulmin si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.

Ai sulm ajror  shkatërroi ndërtesën e konsullatës dhe vrau të paktën shtatë zyrtarë, duke përfshirë dy komandantë të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit