Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, thotë një zyrtar amerikan për CNN, në një lëvizje që kërcënon të shkaktojë konflikt të mëtejshëm vdekjeprurës në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sulmi erdhi disa orë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian i tha CNN se nëse Izraeli ndërmerr ndonjë veprim të mëtejshëm ushtarak kundër Iranit, përgjigja e tij do të ishte “e menjëhershme dhe në një nivel maksimal”.
Detajet e një “përgjigjeje maksimale” të mundshme janë planifikuar nga forcat e armatosura të Iranit, tha ai.
Izraeli prej ditësh po peshonte përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë të fundjavës së Iranit.
Irani nisi sulmin si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.
Ai sulm ajror shkatërroi ndërtesën e konsullatës dhe vrau të paktën shtatë zyrtarë, duke përfshirë dy komandantë të lartë.