-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagimi i ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës, Vuçiç: Hipokrizi

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka cilësuar si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me një numër të madh të qytetarëve të Kosovës që u ndaluan nga autoritetet serbe në pikat kufitare të Serbisë ditë më parë.

Vuçiç tha të premten se në ditët e kaluara “asnjë autobus nuk është ndaluar në kufirin serb”, por disa persona janë ndaluar në Serbi për t’u marrë në pyetje.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.
Për këtë reaguan Bashkimi Evropian dhe Departamenti amerikan i Shtetit, duke e kritikuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.

“Nuk ka njeri në botë që nuk ka reaguar [për këtë]”, tha Vuçiq, duke e vlerësuar si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Dy ose tre persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje dhe të gjithë u liruan. Njëri prej tyre u mor në pyetje sepse ishte në UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”, tha Vuçiç në një stërvitje ushtarake në Peshter.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me kombësi serbe, Dejan Jankoviç.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit