Deputeti i PD-së Edmond Spaho nëpërmjet rrejteve sociale ka reaguar pas reagimeve të ambasadorëve lidhur me dhunën në protestën para bashkisë.
Spaho me ironi shkruan se fshati digjet, ndërsa ambasadorët krihen.
“Stabiliteti i hajdutëve është më i rëndësishëm se sa vjedhjet që i bëhen popullit nga zyrtarët shqiptarë.
Në se këto vjedhje do kishin ndodhur në Bruksel, Romë, Londër, Paris dhe zyrtarët të mos dorëhiqeshin, këto qytete sot do ishin në flakë. Për 5 cent rritje të çmimit të karburantit Parisit ju vu flaka, u shkatërrua dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Askush nuk foli dhe nuk akuzoi qytetarët francezë për veprime të cilat nuk i pranon rendi demokratik”, shkruan Spaho.