-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Serbia po ndot ajrin me stërvitjen ushtarake

Kryesoret

Një kërcënim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kështu i ka cilësuar kryeministri Albin Kurti stërvitjet ushtarake të Serbisë, “Vorbulla 2024”, në Peshter të Sanxhakut. Shefi i ekzekutivit të Kosovës akuzoi Beogradin si faktor kryesor të përpjekjeve për destabilizim të rajonit, dhe siç thotë, lëvizja e fundit e dëshmon diçka të tillë.

Sipas Kurtit stërvitjet po mbahen 30 km larg kufirit me Kosovën dhe 3 km larg Malit të Zi, ndërsa ironizoi se ato do të shkaktojnë ndotjen më të madhe të ajrit dhe tokës në Sanxhak.

“30 kilometra larg kufirit të Kosovës, në Peshter të Sanxhakut, është duke u zhvilluar dita, mbase kryesore, e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur “Vihor2024”.

Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi.

Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti, instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin.

Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”, tha Kurti. Kryeministri theksoi se organet kosovare të sigurisë janë të pranishme dhe funksionale në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit