-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Irani po e fsheh sulmin e Izraelit?

Kryesoret

As Irani e as Izraeli ende nuk kanë dalë me deklarata zyrtare për sulmin e fundit në Isfahan.

Madje, gjatë gjithë ditës, zyrtarët iranianë duket se po mundohen ta zvogëlojnë sulmin, duke thënë se shpërthimet e dëgjuara ishin nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iranit.

Gjenerali iranian, Siavash Mihandoost, tha se nuk ka dëme të shkaktuara nga shpërthimet e sotme dhe se forcat e vendit kanë qëlluar një “objekt të dyshimtë”.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar për mediat e huaja se Izraeli e ka realizuar sulmin në shenjë hakmarrjeje ndaj aksionit ushtarak të 1 prillit nga Irani, shkruan skynews.

Por pse Irani po mundohet ta minimizojë sulmin? Kjo pasi përgjigja e Teheranit ka qenë shumë e qartë.

Para se ky sulm të ndodhte, iranianët thanë se edhe provokimi më i vogël i Izraelit do t’i çojë ata në një përgjigje të ashpër.

Pra, nëse ata e pranojnë se vendi i tyre është sulmuar, atëherë ata do të ndihen të detyruar t’i përgjigjen atij.

Fakti që ata po mundohen ta zvogëlojnë e ta fshehin sulmin, nënkupton se nuk po dëshirojnë t’i zbatojnë skenarë të cilët do të përshkallëzojnë luftën në Lindjen e Mesme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit