-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau kunatin pasi i abuzoi vajzën, babai kërkon lirimin nga burgu

Kryesoret

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që prej disa muajsh ndodhet në burg në Greqi, për vrasjen e kunatit të tij, ka kërkuar përmes avokatëve të tij lirimin nga qelia, siç raporton ‘protothema.gr’.

Tarellari ekzekutoi kunatin 33-vjeçar, Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën në mënyrë të përsëritur dhe më pas i bënte presion duke i kërkuar shuma monetare.

50-vjeçari po mbahet në një pavijon të posaçëm të një prej burgjeve të Larisës, jo me të burgosur me dënime të rënda, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij, shkruan Protothema.

Sipas 50-vjeçarit, dhunimi nga 33-vjeçari, Erjon Pelivani ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar. Tarellari u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Tarellari ekzekutoi Pelivanin disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh.

Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar në moshën 12 deri ne 14 vjeç.

Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari sedo te publikonte pamje gjatë akteve nëse ajo nuk i jepte para. Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve doli në dritë edhe ngjarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit