-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhoqi zvarrë qenin me ‘Audi’, e pëson shoferi ‘mostër’

Kryesoret

Policia e Tiranës ka ndaluar një person, i cili me një automjet tip “Audi”, ngjyrë gri, tërhiqte një qen zvarrë nëpër kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasin Sh. I., i cili është vënë nën hetim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe është gjobitur me 6.000 lekë, ndërsa qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë. Pamjet e rastit janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

“Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen).

Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.” – njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit