Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” së bashku me gjimnazistët në Durrës kanë organizuar një marshim për Ditën e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për edukim mjedisor dhe riciklim. Qëllimi është ruajtja e mjedisit për një Shqipëri më të pastër dhe të qëndrueshme.
Studentët dhe gjimnazistët marshuan nga Stacioni i Trenit drejt Urës së Dajlanit duke simbolizuar bashkimin e përpjekjeve për një mjedis më të shëndetshëm.
Marshimi u mbyll pranë bregdetit të Durrësit ku, në shenjë solidariteti, të pranishmit formuan me trupat e tyre fjalën “Earth Day” dhe bënë një bashkim duarsh si simbol i përkushtimit ndaj mbrojtjes mjedisore.
Prof. Dr. Fortuzi, u shpreh se “përpjekjet e përbashkëta janë thelbësore për të luftuar ndotjen plastike dhe për të nxitur një kulturë të qëndrueshmërisë nga shkollat deri në universitet”. Ai shtoi se “veprimtaria e sotme ishte një shembull i shkëlqyer i angazhimit qytetar dhe i bashkëpunimit ndërinstitucional”.