Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta sërish nuk ka ndalur akuzat dhe sulmet ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumanit. Gjithashtu Meta u shpreh se Basha ka gënjyer dhe për orën e djegieve të mandatit duke ritheksuar se ky ishte një nder i tij për Ramën.
‘Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për ta diskretituar. Kalojmë të torollaku (për Ramën). Ilir Meta ka një durim tipik strategjik. Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha.
Basha gënjen edhe për orën, kjo është provuar botërisht. Djegia e mandateve është një shërbim që ia ka bërë Basha Ramës, kjo është e vërtetuar. Ju kam thënë se Basha, me vetëdije të plotë i kapur nga Rama dhe Mcgonigalët e tij, që të linte bashkitë, është e vërtetuar. Është fakt publik që Meta për shkak të interesit publik, shtyhu zgjedhjet dhe datën e zgjedhjeve që vendosi Meta më pas, e caktoi vetë Lulzim Basha, më 10 tetor.”,- tha Meta.