Një makinë ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është përmbysur në afërsi të qytetit të Prrenjasit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, dhe fatmirësisht automjeti ka dalë jashtë rrugës, me një pjesë të kodrës anash saj në dalje të fshatit Pishkash, ndërsa në anën tjetër të rrugës është humnerë.
Si rezultat i aksidentit, automjeti është shkatërruar pjesërisht , ndërkohë që dëmtimet fizike për drejtuesin e automjetit dhe personave që udhëtonin me të kanë qenë të lehta.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me reshje të dendura, të cilat e kanë vështirësuar qarkullimin në këtë aks të rrugës kombëtare