-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Pushoftë në paqe’! Lot dhe hidhërim për vdekjen e 17-vjeçarit: Humbëm një djalë të shkëlqyer

Kryesoret

Mbrëmja e 20 prillit regjistroi një ngjarje tragjike për qytetin e Fushë-Krujës. Isuf Mehmeti, një 17-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë e tipit ‘Hyundai’, shoferi i mjetit i identifikuar si Andi Kullaj u arrestua nga policia.

Një përplasje brutale e cila i ka shkaktuar dëme të rënda të riut, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Shkak i aksidentit tragjik, dyshohet që të jetë shpejtësia teje e lartë me të cilën po udhëtonte mjeti.

Për këtë arsye makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

Lidhur me ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit ka reaguar edhe Shkolla e Mesme Profesionale Kamzë. Mësuesit dhe shokët e shoqet e Isufit përmes një postimi në rrjetin social Facebook janë shprehur të tronditur nga humbja e papritur.

“Këtë të dielë u zgjuam me një lajm të dhimbshëm për të gjithë ne! Isuf Mehmeti, nxënës i klasës XI-2 SHMT, u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në një aksident me makinë, në Fushë Krujë. Shkolla jonë humbi një nxënës shembullor, shokët një djalë të shkëlqyer!

Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe kujtdo që e njohu Isufin! Pushoftë në paqe!” shkruhet në postim./5Pyetjet/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit