-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse Erdogan do vizitojë Irakun javën e ardhshme?

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë javës së ardhshme Irakun, për herë të parë pas më shumë se një dekade. Gjatë kësaj vizite, zoti Erdogan do të kërkojë mbështetjen e Irakut për luftën e tij kundër kryengritësve kurdë me bazë në Irak dhe po ashtu vizita ka për qëllim edhe t’i kundërvihet ndikimit të Iranit.

Në krye të agjendës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Bagdad është sigurimi i mbështetjes për ofensivën e planifikuar të Turqisë kundër grupit kryengritës kurd, PKK. PPK-ja ka përdor Irakun si bazë prej dekadash për të zhvilluar luftën e saj kundër forcave turke.

Analistët janë të mendimit se Turqia ka një plan.

“Turqia dëshiron të fillojë një strategji gjithëpërfshirëse që ka bazë ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë. Dhe ndërkohë të zgjerojë kapacitetet e forcave irakiane të sigurisë dhe në atë formë Iraku mund të bëhet më i sigurt dhe Turqia mund të ndjehet më e sigurt”, thotë Murat Aslan, nga Fondacioni për Hulumtime politike, ekonomike dhe shoqërore.

Muajin e kaluar, Ankaraja korri një fitore diplomatike kur autoritetet irakiane ndaluan veprimtarinë e PKK-së. Presidenti Erdogan ka edhe përparësi të tjera për të siguruar lëshime. Aktualisht Iraku po përjeton thatësirë dhe Bagdadi zyrtar po kërkon nga Turqia që të hapë digat për të lëshuar më shumë ujë në lumenjtë që rrjedhin nëpër Irak, një kërkesë që udhëheqësi turk thotë se është i gatshëm ta shqyrtojë.

Analistët thonë se thellimi i marrëdhënieve tregtare është gjithashtu pjesë e rëndësishme e agjendës së presidentit turk. Ai synon të shtojë kalimin ndërkombëtar të mallrave përmes Irakut si pjesë e një rruge të re tregtare ndërmjet Kinës dhe Evropës./VOA

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit