-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia çaktivizon bombën 1 tonëshe të NATO-s, evakuohen 1300 banorë

Kryesoret

Në një qytet jugor të Serbisë është , është kryer këtë të diele heqja e një bombe të mbetur nga bombardimet e NATO-S, në vend gjatë vitit 1999. Një operacion që çoi në evakuimin e afërsisht 1300 njerëzve, banues në këtë zonë.

Bomba prej 1,000 kilogramësh u nxor me sukses nga një kantier ndërtimi në lagjen e Nishit, sipas deklaratave të bëra nga një zyrtar i ministrisë së brendshme.

Siç njofton MPB-ja e Serbisë, bëhet fjalë për një bombë 1000 kg, me 430 kg lëndë shpërthyese.

Bomba do të shkatërrohet nga një shpërthim artificial nëntokësor, në një zonë të kontrolluar, thuhet në njoftim. Njëkohësisht ftohen të gjithë banorët e zonës të kthehen në banesat e tyre.

“Kjo është një nga bombat më të mëdha që kemi çaktivizuar deri më sot. Është një armë e fuqishme vdekjeprurëse”, tha Luka Caushić, Ndihmës Sekretari i Brendshëm dhe kreu i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit