-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Të vendoset drejtësi për masakrën e Nakaradës

Kryesoret

Në 25 vjetorin e masakrës së Nakaradës, kryeministri Albin Kurti përmes një postimi ka shkruar se ende nuk janë dënuar autorët e kësaj masakre.

“16 burrat dhe djemtë e familjes Mirena, policia dhe paraushtarakët e Serbisë i ndanë nga familjarët e tyre. Për herë të fundit u panë më 21 prill 1999, me duart e lidhura pas shpine, gjersa nën kërcenime e dhunë, ecnin drejt kamionit i cili po priste matanë shinave të trenit,” shkruan Kurti.

Sipas kryeministrit, familjet jetuan në ankthin e pritjes, pa ditur për fatin e tyre për shtatë vite. Në vitin 2006, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit (nga e cila u zhvarrosën gjithsej 744 shqiptarë të Kosovës).

“Hetimet për masakrën në Nakaradë i kishte filluar UNMIK-u në vitin 2000. Në vitin 2008, dosja i ishte dorëzuar EULEX-it, ndërsa në 2018 çështja u dërgua në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ende nuk janë dënuar autorët e as urdhërdhënësit e kësaj masakre,” ka shkruar kryeministri.

Kështu duke i bërë thirrje sistemit të drejtësisë që të sjellë drejtësi për Nakaradën dhe krimet e tjera që ka kryer shteti serb në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.

“Bëjmë thirrje edhe njëherë që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë me ngulm, për të sjellur drejtësi për Nakaradën dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.”

“Lavdi për martirët e Nakaradës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit