Mbrëmjen e djeshme u raportua vdjekja e një foshnjeje në Greqi.
Sipas informacioneve, nëna 24-vjeçare e fëmijës, e cila është rome , ka konstatuar në orën 19:45 të pasdites së djeshme se vajza e saj e mitur kishte humbur ndjenjat.
Mjekët më pas vunë re se foshnja kishte mavijosje dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjithashtu gjetën shenja të abuzimit seksual. Mjekët, sipas informacioneve, kanë njoftuar policinë, ku gjatë këqyrjes së trupit kanë konfirmuar edhe atë që kanë raportuar mjekët.
Të dy, nëna e foshnjës, e cila është shtatzënë, dhe babai i tij u arrestuan dhe u dërguan në pavijon.
Prindërit kanë raportuar pranë autoriteteve se dëmtimet e foshnjës kanë ardhur ose nga goditjet e vëllait të saj dyvjeçar, ose nga disa aksidente, ndërsa për gjurmët e abuzimit seksual kanë deklaruar injorancë.