Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka mbështetur edhe njëherë institucionet e reja të drejtësisë. Ai tha se SPAK dhe reforma në drejtësi kanë përkrahjen e BE-së.
“Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria.
Në takimin e projektit BE për Drejtësinë, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.
Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, ka theksuar ai.