-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: SPAK, jemi me ju! Çrrënjosni korrupsionin

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka mbështetur edhe njëherë institucionet e reja të drejtësisë. Ai tha se SPAK dhe reforma në drejtësi kanë përkrahjen e BE-së.

Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria.

Në takimin e projektit BE për Drejtësinë, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, ka theksuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit