Ish-kryeministri Sali Bereisha dje ka folur për median shtetërore italiane RAI rreth një dokumentari investigative rreth marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e kampit të refugjatëve në Lezhë.
Berisha deklaroi se është në arrest shtëpiak për një proces totalisht politike.
“Po. Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi i Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”. Janë këto fjalët që lideri demokrat, Sali Berisha, tha në emisionin “Report” të RAI 3 dhe që trajtoi çështjen e marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.
Në dokumentar gjithashtu ngrihej shqetësimi se qeverisë italiane mund t’i humbnin shumë para pasi investimi mund të shkojë dëm nëse opozita vjen në pushtet pasi nuk do e rinojovë marrëveshjen 5-vjeçare.
“E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja… Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar” – thotë Berisha.