Tre ditë pas arrestimit dolën përpara gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë katër qytetarët e arrestuar pas protestës së opozitës para bashkisë së. Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata po njihen me vendimin e gjykatës.
Franc Kaloshi tha se i kanë terrorizuar familjen. “Më kanë terrorizuar familjen. Kanë ardhur në 7 të mëngjesit në banesën time në Fier. Nëna ime, babai im, kanë qenë të pranishëm. Nuk kam qëlluar me molotov apo punonjës policie.
Na kanë hequr edhe rripat e pantallonave, jam demokrat me kontribute familjarisht. Kam protestuar paqësisht.
Jam arrestuar në Fier, është rrethuar e gjithë zona për të më arrestuar mua. Kurrë në jetën time në kam qëlluar ndaj një punonjësi policie. Kam respekt për uniformën e policisë së shtetit” tha ai.
Në mbështetje te tyre kanë mbërritur në gjykatë disa qytetare dhe deputetë të Rithemelimit.
Protesta para bashkisë, dalin para gjykatës 4 të arrestuarit