-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të rinjtë grabitën pikën e karburantit, Balla publikon videon: Rrisni vigjilencën!

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar disa pamje ku shihen 3 persona nën kërcënimin e një arme imituese duke vjedhur lekë dhe celular dhe xhiron ditore në një pikë karburanti.

Me anë të këtij postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se ka nxitur të gjitha strukturat e policisë që të rrisin vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale kundër personave dhe pronës.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë janë kundërpërgjigjet më të mira ndaj atyre që tentojnë dhe guxojnë të kryejnë të tilla veprime kriminale si dhe rrisin akoma më shumë besimin e qytetarëve të Policia. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për reagimin në kohë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tre autorëve që nën kërcënimin e një arme imituese me silenciator, vodhën lekë e celularë dhe në ikje vodhën dhe xhiron ditore në një karburant. Nxis të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.” shkruan Balla në postimin e tij.

Arrestohen tre të rinjtë që bënë ‘namin’ në Vlorë me pistoletë lodër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit