Gjykata e Posaçme i dha leje ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj që 602 fashikujt t’i marrë me vete në formë elektronike.
Ditën e sotme Beqaj është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku ka dorëzuar një hard disk për të marrë materialet.
Kjo mënyrë do të përdoret edhe për 8 persona të tjerë të cilët janë marrë të pandehur për dosjen e sterilizimit.
SPAK ka vendosur shifrën e 10 milionë lekëve të vjetra për personat që duan të marrin fashikujt dhe dosjen.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.