-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iraku lëshon raketa drejt bazës ushtarake amerikane në Siri

Kryesoret

Të paktën pesë raketa u hodhën të dielën nga qyteti irakian Zummar drejt një baze ushtarake amerikane në Sirinë verilindore, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters dy burime irakiane të sigurisë dhe një zyrtar amerikan.

Sulmi kundër forcave amerikane është i pari që nga fillimi i muajit shkurt, kur grupet e mbështetura nga Irani në Irak ndaluan sulmet e tyre kundër trupave amerikane.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, u kthye nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Një postim në rrjetin Telegram në një grup të lidhur me Kataib Hezbollah, thuhet se fraksionet e armatosura në Irak kishin vendosur të rifillonin sulmet pas një pauze gati tre mujore, pasi panë pak përparim në bisedimet për t’i dhënë fund koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vend.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se më shumë se pesë raketa u hodhën nga Iraku në drejtim të trupave në një bazë të koalicionit në Rumalyn të Sirisë, por askush nga personeli amerikan nuk u lëndua.

Zyrtari e përshkroi ngjarjen si “një sulm të dështuar me raketa”, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse raketat nuk kishin arritur të goditnin bazën ose ishin shkatërruar para se të arrinin. Gjithashtu nuk ishte e qartë nëse baza ishte vetë objektivi i sulmit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit