-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte gol apo jo? El Clásico vazhdon me polemikat! Reali prek titullin

Kryesoret

Reali i Madridit fitoi mbrëmjen e djeshme 3-2 përballë Barcelonës në një ndeshje me shumë polemika. Polemikat ishin të shumta. Kryesorja një gol i anuluar i Barcelonës, pasi topi, sipas arbitrit nuk e kaloi plotësisht vijën.

“Me lojën që zhvilluam ishte normale të fitonim. Luajtëm më mirë se Reali në Bernabeu. I merituam tre piket”. Vendimet e arbitrit? “Turp. Tani synimi ynë është që të vazhdojmë të luftojmë, të arrijmë vendin e dytë” tha ai.

Por Carlo Anceloti nuk e shikon në këtë mënyrë. “Besoj se nuk ka qenë gol sepse nuk ka një imazh të qartë që tregon se ka hyrë brenda”.

Tekniku italian vlerësoi ekipin pas fitores kundër Manchester Cityt dhe tani kundër Barcelonës brenda pak ditëve. “Dy ndeshje kerkuese, tani jemi te pozicionuar mire per pjesen e fundit te sezonit. Mendoj se se bashku mund te arrijme diçka pozitive kete sezon. Liga eshte shume me afer”.

Një koment e kishte edhe për stadiumin. “Impresionues. Stadiumi spektakolar, me nje atmosfere spektakolare. Ky eshte nje stadium qe na ka dhene dhe do te na jape shume pike. Tifozet aty kane te njejtin entuziazem dhe te njejten deshire si ne. Kjo lidhje na lejon te nxjerrim gjithmone me te miren tek ne” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit