-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tajani: Pakti me Shqipërinë është kundër trafikantëve të emigrantëve

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani deklaroi se Roma është e vendosur për planin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. “Së bashku me Shqipërinë, e cila është një vend mik aleat në NATO, por edhe një vend që së shpejti do të jetë në Bashkimin Europian, ne synojmë të luftojmë një betejë të përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Është një projekt shumë i rëndësishëm. Ne duam të presim emigrantë të rregullt në Itali. Ka një dekret të fluksit që parashikon rreth gjysmë milioni emigrantësh të rregullt, por ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë njerëzit duke thënë se në Evropë ata do të gjejnë parajsën në tokë kur nuk është kështu.

Ne synojmë të luftojmë në këtë betejë të përbashkët sepse trafikantët e qenieve njerëzore, trafikantët e drogës, trafikantët e armëve dhe ata që trafikonin edhe cigare janë gjithmonë të njëjtët. Organizata kriminale që duhen luftuar dhe mposhtur me bashkëpunim ndërkombëtar. Bashkëpunimi Shqipëri-Itali shkon pikërisht në këtë drejtim” tha Tajani sipas ANSA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit