-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jozefina Topalli: Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyra jonë

Kryesoret

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se mbajtja e këtij të fundit në arrest shtëpie pa prova dhe pa fakte, është padrejtësi.

Topalli tha se arsyeja pse mbahet i izoluar Berisha është fakti se ish-kryeministri është zëri më i fuqishëm i opozitës që i fliste me emër dhe mbiemër krimit.

“Në asnjë vend të NATO-së nuk mund të mbahet në arrest shtëpie kryetari i opozitës, në një proces politik të nisur nga qeveria, të mbajtur nga hetuesit politikë, të vendosur nga gjykatës politikë të shkarkuar për korrupsion nga Berisha, në një proces politik për të mbajtur në pushtet një narkotrafik qeveri.

Ne nuk kemi nevojë të shohim Rai3 për narkoshtetin. Ne turpërohemi për këtë narkoshtet, por në një farë mënyre duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë më shumë për të përmbysur këtë pushtet. Jemi të rrezuar nga faktorë të paimagjinueshëm, dhe protestojmë këtu çdo ditë dhe para Bashkisë çdo të premte është padrejtësia.

Mund të mbahet në arrest një njeri të mbahet në arrest pa asnjë provë dhe fakt.

Ka një arsye, sepse ishte më i fuqishmi zë,  se i fuste frikën dhe i fliste me emër dhe mbiemër krimit dhe korrupsionit. Pa Berishën në parlament dhe në bulevard e kanë më të lehtë, por harruan se dhe nga kati aty lart mbushen bulevardin më 20 shkurt.

A ka gjë më të shëmtuar se të jetojmë në një vend ku parlamenti nuk pyetën për kushtetutën, ku bashkia nuk lejon këshilltarët të mos lejohen të hyjnë në Bashki. Në këtë vend nuk ka kushtetutë, nuk ka parlament, nuk ka drejtësi, por vetëm padrejtësi. Ne e dimë mirë se kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyra jonë dhe ju jeni dëshmia e kësaj rezistence” u shpreh Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit