-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani në OKB: Akuzat e Vuçiç për spastrim etnik të serbëve, false dhe të pabaza!

Kryesoret

Në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia duhet të jetë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës.

Osmani u shpreh se Kosova është një avokate e vlerave demokratike si dhe të të drejtave të njeriut.

Ajo iu përgjigj dhe pretendimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për pastrim etnik të serbëve në Kosovë.

Osmani nënvizoi se pretendimet serbe për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve të Kosovës janë të pavërteta, të pabaza dhe të frymëzuara politikisht nga Beogradi.

“Kosova është kthyer në një partner ndërkombëtar të vlefshëm dhe nuk jemi vetëm një palë marrëse, por kemi mundur të japim kontributin tonë për të mirën. Kjo është Kosova për të cilën punojmë çdo ditë.

Më lejoni ta sqaroj, pretendimet e Serbisë për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve në Kosovë janë false, të pabazuara dhe me baza politike. Institucionet e Kosovës jo vetëm mbrojnë të drejtat  e komunitetit serb të Kosovës, por promovojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjithë mund të përfshihen.

Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia në vitet e fundit sipas Eurostat gjatë regjimit të Vuçiç, kjo duhet të shfaqë se nga kush po largohen serbët në të vërtetë”, u shpreh Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit