-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Artur Shehu nuk ishte klienti im’, zbulohet letra e Agaçit për RAI 3

Kryesoret

Pas akuzave dhe përmendjes së emrit në emisionin Report në RAI 3, Ëngjëll Agaçi ka dhënë versionin e tij të historisë duke i shkruajtur një letër RAI 3. Agaçi tregon në letër se Artur Shehu nuk ishte klienti i tij. Gjithashtu ai shprehet se ai ka marrë përsipër amanetit e z. Salvatore Eftimiadi por e ka ndërprerë veprimtarinë e tij pasi ka marrë funksionin institucional tjetër. Agaçi pranon edhe se ka pasur një rol në marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe italisë.

Përgjigjet e Engjëll Agaçit që nuk u publikuan nga “Rai 3”

– Është e vërtetë që ju keni luajtur rolin e ndërmjetësit në negociatat për shitjen e një sipërfaqe toke prej 30 mijë hektarësh të Artur Shehut te fondacioni Eftimiadi, që u zhvillua më 28 shkurt 2015?

Më datë 31.03.2012, si Avokat mora zyrtarisht detyrën nga Gjykata e Triestes, në emër të Kujdestarit të atëhershëm, për të trajtuar dokumentacionin dhe aktet e Trashëgimisë, të të ndjerit z.Salvatore Eftimiadi. E ndërpreva këtë aktivitet pas marrjes së funksionit institucional të përmendur më sipër (sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave) dhe më pas ia kam komunikuar Kujdestarit në fjalë fillimisht verbalisht dhe më pas zyrtarisht edhe nga studio ligjore ku bëja pjesë.

– Është e vërtetë se gjatë ushtrimit të profesionit tuaj si avokat në Itali, keni kryer funksione asistence ligjore dhe/ose konsulence në favor të shumë shtetasve shqiptarë të përfshirë në gjykatat italiane në procedimin penal për trafik droge?

Në aktivitetin tim të gjatë profesional si avokat në Itali kam asistuar shumë shtetas italianë, padyshim edhe shqiptarët dhe komunitetet e tjera të huaja në Itali. Në disa nga çështjet, kam ndihmuar, tashmë, ish-klientët e mi të përfshirë në krimet e parashikuara nga Dekreti Presidencial 309/90, Ligji për Narkotikët.

– Konkretisht a keni ofruar asistencë ligjore dhe/ose këshilla për Renardo Nallbanin, Alxi Nallbani, Dritan Nikolli dhe Artur Shehu?

Sjell në vëmendjen tuaj se legjislacioni italian dhe ai europian për mbrojtjen e të dhënave personale më pengon të zbuloj emrat e ish-klientëve të mi, përveç nëse ata japin pëlqimin e tyre. Në çdo rast është e drejta juaj për të pasur akses në dosjet e gjykatave vendore për kontrollet e nevojshme. Por, mund të përjashtoj absolutisht që emri i fundit i përmendur ka qenë ndonjëherë klient i imi.

– Ai keni pasur një rol konsulenti ose një rol tjetër në hartimin e Protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e një qendre pritëse për emigrantët?

Është pjesë e detyrave të mia aktuale të shqyrtoj të gjitha dokumentet që i paraqiten Këshillit të Ministrave. Pra, ndonëse nuk isha pjesë e grupit të negociatorëve për hartimin e Protokollit mes Italisë dhe Shqipërinë, sigurisht që dhashë kontributin tim modest.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit