-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët mbyten në det, pak pasi Anglia miratoi projektligjin për ‘Ruandën’

Kryesoret

Mediat e huaja bëjnë me dije se disa emigrantë kanë vdekur në det pasi gomonia me të cilën ata po udhëtonin drejt Anglisë është përmbytur mëngjesin e të martës.

Një ngjarje që vjen vetëm disa orë pasi Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mbështeti projektligjin e Rishi Sunak për Ruandën.

Tragjedia ndodhi teksa migrantët u përpoqën të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar nga një zonë e bregdetit francez pranë qytetit të Wimereux.

Roja bregdetare franceze konfirmoi një përpjekje të dështuar për të kaluar Kanalin dhe raportoi se ishin zbuluar një numër “trupash të pajetë”.

Të paktën pesë emigrantë vdiqën në tragjedi, tha të martën gazeta lokale La Voix du Nord.

Ministri i migracionit të paligjshëm, Michael Tomlinson, pohoi në BBC Breakfast se projektligji do të kishte një “efekt parandalues” mbi fotot e drejtpërdrejta të një gomoneje të mbushur me njerëz që largohej nga brigjet franceze për të kaluar Kanalin, që thuhet se mbante emigrantë nga Afganistani, Eritrea dhe Sudani i Jugut.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit