Europiani është afër dhe tashmë UEFA është në fundin e përgatitjeve për këtë event.
Ditën e sotme është vendosur edhe për arbitrat që do gjykojnë këto finale.
Bie në sy fakti se në Gjermani do të jetë një asistent shqiptar, bëhet fjalë për gjyqtarin Bekim Zogaj nga Deccani, i cili e ka dhënë vetë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, shkroi Zogaj në rrjetin e tij social në Facebook.
Kampioni Europian do të nisë më 14 qershor të këtij viti, premiera po pritet me padurim nga tifozët, pasi pjesë e 24 vendeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.