-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“60 mln euro dhera”! Këlliçi: Pazaret dhe e-mail-et e drejtorëve të Veliajt

Kryesoret

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat sot, ka publikuar fakte për një tjetër skemë korruptive që është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Këlliçi ka deklaruar se nga pronarët faktik të inceneratorit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes drejtorëve sipas tij të “bandës kriminale 5D”, kanë përfituar rreth 60 milionë euro nga depozitimi i dherave në landfill.

“Sot po bëjmë publik një e-mail të punonjëses Julia Muça, financiere e inceneratorëve. Ky e-mail i dërgohet Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. E-maili mban datën 6 qershor, 2020.

Ky e-mail flet për marrëdhëniet financiare me kompaninë Alesio sh.p.k., që siç dihet nga të gjithë, kjo kompani tashmë është e sekuestruar nga shteti me vendim të formës së prerë, për pastrim parash.

Pra pasi u firmos marrëveshja mes inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve të bandës 5D, vetëm 4 ditë më pas Alesio sh.p.k., firmos marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës për depozitimin e dherave dhe inerteve, për gropat e kullave më të rëndësishme të Tiranës.

Sipas këtij e-maili, kjo shoqëri kishte 2 milionë euro detyrime për të paguar nga të cilat, pas komunikimeve verbale, i zbriten 400 mijë euro detyrime për ETC-në, i zbriten 58 mijë euro për një apartament, të cilin SPAK as nuk e sheh dhe as merr mundin ta kërkojë (njëlloj si në rastin e 6 apartamenteve me Llanaj sh.p.k.) i zbriten 32 mijë euro për një eskavator të cilin le ta gjejë SPAK se kujt i përket, e në fund kompanisë i mbeten dhe 370 mijë euro për të paguar, të cilat sipas e-mailit, 145 mijë euro janë marrëdhënie kleringu me palë të tjera (pra ndonjë apartament tjetër në ndonjë kullë të Tiranës) dhe klering 190 mijë euro më një kompani shumë të preferuar nga Alesio sh.p.k., kompaninë Fortis sh.p.k.

Vetëm një kompani ka paguar për 1 vit e gjysëm shifrën e 2 milionë eurove për depozitimin e dherave, e gjitha kjo pas presionit kriminal që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës ushtroi mbi biznesin e ndërtimit. Dhe sigurisht kur i përzgjedh shokët, i përzgjedh njëlloj si veten” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit