-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi dorëzon padinë për Xhaçkën: Gjykata të rikthejë në vend autoritetin e përdhosur

Kryesoret

Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pasi dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padinë e Olta Xhaçkës. Bardhi është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të rikthejë në vend autoritetin e saj të përdhosur.

Bardhi gjithashtu tha se deputetët e opozitës nuk i lënë çështjet rrugës dhe se parlamenti e shpalli veten sovran.

“44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. GJK do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK. Ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Olta Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë. Deputetët e opozitës nuk lënë çështjet rrugës.” u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit