-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklaratat ndaj RAI3/ Bardhi: Komisioni i Medias duhet ta dënojë Ramën urgjentisht!

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me rastin Rama-RAI.

Një telefonatë e kryeministrit shqiptar ndaj medias publike italiane, e gjitha pas një artikulli investigativ për marrëveshjen mbi emigrantët, ka marrë shumë kritika si nga gazetarë ashtu edhe nga Parlamenti italian.

Bardhi kritikon heshtjen e Komisionit të Medias në Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkon mbledhjen e tij me urgjencë.

Edi Rama nuk ka bërë asgjë më shumë sesa bën me median në Shqipëri. Ditën kur u denoncua me dokumente dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës, gazetarët profesionistë raportuan për ndërhyrje të drejtëpërdrejta të Edi Ramës ndaj drejtuesve të medias për të fshirë lajmin.

Reagimi i sotëm i komisionit përgjegjës në Senatin Italian, që e quan telefonatën ndaj Rai 3 si ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias, nxjerr në pah heshtjen skandaloze të Komisionit tonë të Medias, që po ligjëron si normale ndërhyrjet alla–Putin të Edi Ramës ndaj medias.

Heshtja është neglizhencë e pafalshme që turpëron Kuvendin e Shqipërisë. Edhe gjuha e Edi Ramës ndaj medias në Shqipëri që transmetuan me korrektësi investigimin e Rai 3 është e papranueshme dhe skandaloze, siç evidenton edhe Safe Journalists.

Komisioni i Medias duhet të mblidhet me urgjencë, për të dënuar sjelljen e papranueshme të Edi Ramës ndaj medias, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në mbrojtje të lirisë së medias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit