-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Napoli mbush arkat, ja sa kanë fituar Kampionët e Italisë këtë vit

Kryesoret

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga mediat italiane shihet se Napoli ka fituar 80 milionë Euro në këtë vit, duke regjistruar edhe një rekord të ardhurash në historinë e klubit italian.

Rekordi mbahej pikërisht nga klubi i Presidentit Aurelio de Laurentiis, i cili 6 sezone më parë kishte një fitim prej 66.6 milionë Eurosh.

Në këtë renditje speciale, Atalanta plotëson renditjen, pasi në vitin 2020 arriti 56.7 milionë Euro fitime.

Kontribut të rëndësishëm në këto fitime kanë padyshim shitjet e futbollistëve, ku mjafton të përmendet largimi i mbrojtësit Kim drejt Bayern Munich.

Përveç fitimeve kapitale, Napoli mori bonuse të majme nga UEFA pas kualifikimit në grupet e Champions League, duke shtuar prestigjin në arenën e të drejtave televizive, marketingut dhe shitjes më të shumtë të biletave.

Fitimi prej 80 milionë Eurosh pritet të investohet në merkaton e Janarit nga ana e klubit italian. Në objektivin e tyre gjendet mesfushori Sebastian Szymansk, i cili do të pasonte Zjelinskin, gjithnjë e më larg Napolit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit