-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Humbi dje jetën pasi ra në kontakt me korrentin , ja kush është 45-vjeçari

Kryesoret

Një person ka humbur jetën dje  pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në autostradën Tiranë-Lezhë pranë një biznesi. Personi në foto është Vladimir Muhja, 45-vjeç.

Ai banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

Hetimet mbi këtë ngjarje po vijojnë. Deri më tani ka pasur një reagim nga OSHEE, në të cilin thuhet se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Ishull Lezhë, shtetasi V. M., rreth 45 vjeç, banues në Ishull Lezhë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit